Tragjedia në Cans Montana/ Skiatorët realizojnë koreografinë në shenjë përkujtimi të 40 viktimave të zjarrit (VIDEO)
Komuniteti i skiatorëve në Cans-Montana ka realizuar një koreografi të veçantë simbolike në shenjë përkujtimi të tragjedisë në lokalin ku ndërruan jetë 40 persona nga zjarri.
Fotografi të skiatorëve po qarkullojnë në rrjete sociale, ku të gjithë janë mbledhur në dëborë dhe kanë formuar një "zemër" të madhe për të treguar solidaritetin e tyre me viktimat.
Postimi:
“Të bashkuar në dhimbje”, në një vijë të gjatë gjarpëruese në pistë dhe më pas të gjithë së bashku për të formuar një zemër të madhe shumëngjyrëshe mbi dëborë: kështu komuniteti i skiatorëve të Crans-Montana-s, në Zvicër, ka dashur të përkujtojë dyzet personat, gjashtë prej tyre ishin të rinj italianë, që humbën jetën në pub-in që u përfshi nga flakët natën e Vitit të Ri. Ka dhjetëra të plagosur me djegie të shtruar në spital; njëmbëdhjetë prej tyre ndodhen në spitalin Niguarda të Milanos.

View this post on Instagram
