VIDEO/ AMIR RRAHMANI GJEN RRJETËN! Kapiteni i Kosovës shënoi super-gol në sfidën ndaj Lazios

Amir Rrahmani po kalon një formë të shkëlqyer me fanellën e Napolit. Mbrojtësi shënoi golin e dytë në fitoren 2-0 ndaj Lazios në stadiumin Olimpico. Me këtë sukses, Napoli vazhdon garën për titull në Serie A.

Amir Rrahmani po kalon një super formë me fanellën e Napolit dhe këtë e tregoi dhe në mesditën e të dielën në Seria A, në fitoren 2-0 të Napolitanëve ndaj Lazios, në Olimpico Stadium.

Kapiteni i Kosovës, u bë protagonisti i ndeshjes, duke shënuar golin e 2 të sfidës me kokë në minutën e 32-të të sfidës pas një harkimi në zonë të Matteo Politano, Rrahmani realizoi golin me kokë për të vulosur fitoren e skuadrës së tij.

Ndërkohë goli i parë u shënua në minutën e 13 me autor Spinazzola, i cili gjithashtu u asistua nga Politano.

Mbrojtësi 31-vjeçar luajti 79 minuta në sfidën ndaj Lazios duke dhuruar një performancë mjaft të mirë, i cili u vlersua me notën 7.3

Sakaq, Amir Rrahmani u bë qëndërmbrojtësi që ka shënuar më shumë gola në 5 sezonet e fundit të kampionaitit Italian. Konkretisht, 31-vjeçari ka realizuar 11 gola nga sezoni 2021 deri në sezonin aktual.

Kjo ishte fitorja e 3 radhazi në kampionat per Napolin, ndërsa janë në një garë për titullin kampion bashkë me skuadrat milaneze, Inter dhe Milan.