GALATASARAY KËRKON FRATTESIN/ Mesfushori i pakënaqur me aktivizimin tek Interi
E ardhmja e mesfushorit Davide Frattesi mund të ndryshojë pas merkatos së janarit. Ekipi turk i Galatasarajt ka shfaqur interesim konkret për lojëtarin e aktivizuar te Interi, i cili nuk e ka fshehur pakënaqësinë e tij për minutat e pakta që po merr te ekipi ziklatër.
Janari pritet të jetë vendimtar për të ardhmen e Davide Frattesit. Mesfushori i Interit është në qendër të merkatos dhe po ndiqet nga disa klube, si në Itali ashtu edhe jashtë saj.
Interesi konkret vjen nga Turqia, ku Galatasaray ka intensifikuar kontaktet për lojtarin.
Sipas medieve italiane, klubi turk po shqyrton një ofertë për ziklatërit, për një transferim të mundshëm në formën e huazimit me detyrim blerjeje.
Shifra e përfolur për transferimin e përhershëm është rreth 35 milionë euro. Por për ta bërë këtë, pronarët e klubit turk kërkojnë së parë të sigurojnë kalimin në fazën play-off të Ligës së Kampionëve e më pas të nënshkruajnë.
Nga ana e tij, Frattesi po reflekton për të ardhmen. Prej kohësh, lojtari i lindur në vitin 1999 po mendon largimin nga Interi, me synimin për të gjetur më shumë hapësira dhe vazhdimësi loje.
Mesfushori është i hapur për një transferim te Galatasaray, por mbetet në pritje edhe të një sinjali nga Juventusi, i cili po ashtu I ka dërguar sinjale manxhmentit të lojëtarit.
Në këtë sezon, Frattesi ka pasur rol rotacioni te Interi, duke u aktivizuar shpesh nga stoli, fakt I cili ka krijuar pakënaqësi te lojëtari.
