Schumacher/ 12 vjet pas aksidentit tragjik në ski
Më 29 dhjetor 2013, një vit pas tërheqjes nga Formula 1, Michael Schumacher pësoi një aksident të rëndë në ski në Alpet Franceze, duke goditur kokën dhe duke u plagosur seriozisht. Pavarësisht helmetës që mund ta shpëtoi, ai u transportua me helikopter në Spitalin e Grenoble-s, ku iu nënshtrua operacioneve urgjente dhe hyri në një komë të induktuar për gjashtë muaj.
Pas daljes nga koma, rehabilitimi i tij vazhdoi fillimisht në një klinikë në Lozanë dhe më pas në shtëpinë e tij pranë Liqenit të Gjenevës, e pajisur si një ambient mjekësor. Informacionet mbi gjendjen e tij mbeten jashtëzakonisht të kufizuara, me familjen që ruan privatësinë maksimale.
Siç tha bashkëshortja e tij, Corinna Schumacher, “Michael është këtu. I ndryshëm, por këtu. Po bëjmë gjithçka që është e mundur për të ofruar kujdes maksimal dhe për të ruajtur jetën e tij private.”
