FISNIK ASLLANI “FLIRT” ME BARCELONËN/ Sulmuesi kosovar ndoqi nga afër derbin katalans
Sulmuesi kosovar, Fisnik Asllani ishte i pranishëm në derbin katalanas mes Barcelonës dhe Espanyolit. Prania e Asllanit në stadium ka nxitur spekulime për një interes të mundshëm të Barcelonës, pasi ai mund të jetë një nga objektivat e blaugranasve për verën e ardhshme.
Sulmuesi kosovar, Fisnik Asllani i cili luan për skuadrën e Hoffenheimin, ndoqi nga afër derbin katalans mes Barcelonës dhe Espanyolit, ndeshje të cilën skuadra e Hansi Flick e fitoi me rezultatin 2-0.
Pjesëmarrja e Asllanit në këtë derbi është veçanërisht interesante, pasi ai është një nga objektivat e mundshëm të blaugranasve për verën e ardhshme, ku dhe lojtari shihet të ketë simpati për skuadrën katalanase.
Sulmuesi kosovar, e konfirmoi pjesëmarrjen e tij në stadiumin “Estadi Cornellà-El Prat”, përmes një story të postuar në instagramin e tij, me mbishkrimin “Derbi i Barcelonës”.
Sakaq, ai muajin e kaluar ishte me pushime në Katar dhe postoi më krenari një foto me legjendën e Barcelonës, Xavi Hernandez, duke shkruar "Një kënaqësi e madhe".
Ndërkohë, 23-vjeçari ka një kontratë me skuadrën Gjermane deri në vitin 2029, i cili ka një klauzolë lirimi me vlerë rreth 30 milion euro.
Kjo e bën atë një objektiv ideal për katalanasit, pasi ata kërkojnë të gjejnë një zëvendësim afatgjatë për Robert Lewandowski, kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit.
Fisnik Asllani, po shkëlqen në Bundesligën Gjermane me skuadrën e Hoffenhaim, i cili der më tani ka realizuar 7 gola në 15 ndeshje.
