SHQIPËRIA PËRGATITET PËR VITIN E RI! Qytetarët bëjnë blerjet e fundit, ankesa për rritjen e çmimeve

Po bëjnë blerjet e fundit për darkën festive të ndërrimit të viteve.

Pensionistët shprehen se do të kenë një tryezë më të mbushur për Vitin e Ri, por të sforcuar nga çmimet e larta.

Një pjesë e qytetarëve ankohen se në këto ditë festive tregtarët po abuzojnë.

Nga ana tjetër, tregtarët thonë se ka fluks të shtuar blerjesh dhe se ditët e fundit të vitit janë ndër më të ngarkuarat për ta.

Viti i Ri i gjen qytetarët mes dëshirës për festë dhe përballjes me realitetin ekonomik, ndërsa tryeza festive mbetet simbol i bashkimit familjar.