VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër (31 dhjetor 2025)
Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin evropian.
Evropa Lindore dhe pjesërisht Gadishulli Skandinav do të vijojnë nën ndikimin e qendrave ciklonare, duke sjellë reshje të dendura dëbore dhe temperatura shumë të ulëta. Pjesa më e madhe e Evropës Perëndimore, Ballkani dhe gadishulli Iberik do të dominohen nga mot i kthjellët, por i ftohtë.
Njihemi tani me kushtet e motit për sa i përket vendin tonë. Sipas MeteoAlb, Nata e ndërrimit të viteve do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthjellët dhe shumë i ftohtë. Kalime vranësirash paraqiten në zonat malore juglindore.
Temperaturat zbresin në -8°C deri 12°C, Era fryn nga lindja–verilindja me shpejtësi mbi 55km|h, duke gjeneruar dallgëzim mbi 3 ballë.
Do të njihemi tani me kushtet e motit në rajon dhe Evropë për ditën e nesërme. Pjesa më e madhe e kontinentit evropian paraqitet me kushte të paqëndrueshme atmosferike, Evropa Lindore dhe gadishulli Apenin regjistrojnë reshje shiu dhe dëbore. Ndërkohë, gadishulli Iberik, Ballkani dhe Evropa Perëndimore dominohen nga moti i kthjellët, por i ftohtë.
Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, Territori shqiptar do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të ftohta polare.
Herë pas here do të ketë kalime vranësirash, më të dukshme në zonat lindore, por pa reshje. Temperaturat luhaten nga -10°C deri ne 10°C. Era fryn mesatare nga verilindja me shpejtesi mbi 45km|h, duke krijuar dallgëzim mbi 2 ballë.
Shohim tani temperaturat minimale dhe maksimale sipas MeteoAlb për vendin dhe rajonin.

