NË SHQIPËRI PËR VITIN E RI! Turistë nga Amerika në Azi zgjodhën vendin tonë për të festuar e pushuar
Turistë nga vende të ndryshme kanë zgjedhur Shqipërinë për të festuar ndërrimin e viteve, në Tiranë dhe qytete të tjera. Ata shprehen se po e përjetojnë festën mes atmosferës së qytetit dhe mikpritjes vendase.
Turistë nga Amerika, Afrika e deri në Azinë e largët kanë zgjedhur Shqipërinë për të kaluar natën e ndërrrimit të viteve.
“Ne vijmë nga Brazili, kemi një javë këtu dhe do ta festojmë po këtu Vitin e ri”, tha turisti.
“Unë jam nga Afrika, kamë ardhur këtu me disa miq të mi do të festojmë këtu në qendër të qytetit”, tha turisti tjetër.
“Është hera jonë e parë në Shqipëri, jemi nga Kina dhe do ta festojmë këtu vitin e ri”, u shprehën të tjerët.
Një pjesë e mirë kanë vizituar edhe zona të tjera para se të rikthehen në Tiranë për kaluar orët e fundit të 2025 dhe për të festuar me miqtë apo familjarët nisjen e një viti të ri.
Ky grup i ardhur nga Italia shprehen të habitur nga energjia e qytetit dhe kultura e mikpritja që kanë gjetur këtu.
“Ne kemi ardhur nga Italia dhe donim të përjetonim dicka ndryshe kështu që zgjodhëm Tiranën, na pëlqen energjia e mirë këtu”, tha ai.
Për turistët nga Afrika Shqipëria ka rezultuar një surprizë e bukur
“Jam i habitur nga mënyra se si festohet”, tha ai.
Kurse turisti nga Spanja ka dy gëzime në një ditë.
“Unë vi nga Spanja dhe do e kaloj Vitin e Ri këtu, jam i lumtur se përkon edhe me ditëlindjen time”, tha turisti.
Viti i Ri po e gjen Shqipërinë më të hapur se kurrë ndaj botës, duke u shndërruar në një urë kulturore mes kontinenteve.

