PARASHIKIMI I SINOPTIKANIT/ Hakil Osmani: Ja si do të luhatet moti në këtë ndërrim vitesh
Vendi ynë sot, në ditën e fundit të vitit 2025, do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Sipas parashikimit, moti do të jetë kryesisht i kthjellët, me vranësira të pakta deri mesatare, kryesisht në formën e reve të mesme dhe të larta transparente në juglindje, në pjesën e parë të ditës.
Parashikohet prezencë e ngricave në akset rrugore, veçanërisht në zonat malore, si dhe mjegull e dendur dhe mjegullinë në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes, kryesisht në zonat luginore të vendit.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut, me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore do të arrijë shpejtësi deri në 17 m/s. Deti parashikohet me valëzim të forcës 3–4 ballë.
Temperaturat do të luhaten nga -8 gradë Celsius minimumi në zonat verilindore, deri në 11 gradë Celsius maksimumi në zonat bregdetare dhe të Ultësirës Perëndimore.
Por si do të jetë moti në ditët e para të vitit të ri 2026?
Pyetjes do t’i përgjigjej sinoptikani i “Meteoalb”, Hakil Osmanaj, i cili në një lidhje direkte me studion e lajmeve në “Ora News” bëri me dije se nga orët e vona të natës së sotme e po ashtu në datën 1 janar pritet që territori shqiptar të jetë me intervale të gjata me kthjellime dhe kalime, por nuk do të ketë mundësi për reshje.
NDIQNI PARASHIKIMIN MOTIT PËR KËTË NDËRRIM VITESH NGA SINOPTIKANI HAKIL OSMANI

