Gara e parakohshme në Kosovë, komuniteti serb drejt kutive të votimit në mënyrë të organizuar

Siç ndodh rëndom në procese zgjedhore, komuniteti serb voton në mënyrë të organizuar.

Edhe të dielën e 28 dhjetorit, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, qytetarët serbë të Mitrovicës së Veriut janë mbledhur fillimisht në sheshin Car Llazar, pranë selisë së partisë më të madhe serbe, Lista Serbe.

Ata kanë pritur për krerët e partisë, në mënyrë që të drejtohen te kutitë e votimit. Grupit i ka prirë kryetari i LS, Zllatan Ellek, i shoqëruar nga nënkryetari Igor Simiq.

Ata votojnë në shkollën Sveti Sava në Mitrovicë të Veriut, të përcjellë nga shumë qytetarë./ Top Channel