Kosova në zgjedhje/ Seferi:Vota e disaporës më e pastra dhe më e drejta !

I ftuar në studion e lajmeve të Ora News ishte Leonard Seferi, i cili foli mbi rëndësinë e pjesëmarrjes së qytetarëve që jetojnë jashtë Kosovës në procesin zgjedhor.

Sipas tij, pjesëmarrja e mërgatës në zgjedhje është pritur prej kohësh, pasi diaspora ka një mundësi më të mirë për të vendosur, duke i parë ngjarjet nga distanca.

“Ekzistojnë dy pikëpamje: disa e shohin këtë pjesëmarrje si pozitive, ndërsa të tjerë janë kritikë, duke argumentuar se dikush që jeton jashtë territorit të Shqipërisë e ka të vështirë të perceptojë realitetin aktual të vendit. Megjithatë, vota e diasporës është ndër më të pastrat dhe më të drejtat,” u shpreh Seferi.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË: