PARIS/ "Askush nuk u lëndua" - Dhjetëra të arrestuar pas fishekzjarrëve pranë Eiffel-it!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Dhjetor 2025, 11:24
Dhjetëra persona janë arrestuar, pasi kanë hedhur shashka dhe fishekzjarrë në qendër të Parisit, raportuan mediet franceze.
Grupi thuhet se ishte në sheshin e famshëm ”Trocadero”, pranë Kullës Eiffel, në kryeqytetin francez.
Stacioni televiziv BFMTV tha se oficerët ndërhynë pasi panë fishekzjarrët në pamjet e kamerave të sigurisë.
Rreth 40 persona janë ndaluar.
”Askush nuk u lëndua në këto incidente”, sipas gazetës ”Le Parisien”.
”Policia ka nisur një hetim për incidentin”, tha BFMTV.

