Rr*mbimi i Gerond Meçes/ Vukaj: Grupi kriminal e detyroi të tërhiqet nga 19 tendera, kontrollojnë jo vetëm Agasin por edhe AKSH-in

Rrëmbimi i biznesmenit Gerond Meçe më 12 gusht ka zbuluar një rrjet të mundshëm manipulimi në procedurat e prokurimeve publike të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Dosja e SPAK tregon se pengmarrësit e detyruan Meçen të tërhiqej nga të gjitha ankimimet ndaj tenderave, ndërsa lidhja e tyre me disa anëtarë të Komisionit të Prokurimeve Publike (KPP) ka hedhur dyshime për ndikim të brendshëm në vendimmarrjet administrative.

Për të folur më tepër rreth kësaj teme,  I ftuar në emisionin “Ora e Betit”, Erblin Vukaj rrëfeu ngjarjet e rënda që përjetoi sipërmarrësi Gerond Meçe, i cili u përball me shoqërim të dhunshëm dhe kërcënime për të tërhequr 19 tendera, duke treguar një lidhje të mundshme mes grupeve kriminale dhe agjencive shtetërore, në kontekstin e skandaleve të fundit të AKSH-it.

" E gjithë historia që ka dëshmuar sipërmarrësi në fjalë, është në kufi të asaj që ne i kemi parë në rast se janë grupe kriminale që ndeshen me grupe të tjera të cilat organizojnë të tilla pengmarrje.

Nëse i shkojmë dosjes për fije dhe regjistrimet që kanë dalë më pas tregojnë që është Agasi dhe Beqiraj që kanë në dorë grupet kriminale, por nëse vijon më tutje gjërat bëhen edhe disi konfuze se kush ka në dorë kë dhe se kush po punon për kë.

Këtu vijmë në simbiozën e gjësë që mund të jenë realisht grupet kriminale që kontrollojnë jo vetëm Agasin por edhe agjensinë në fjalë, pra agjensinë shtetërore.

Dëshmia e sipërmarrësit nis me një ditë normale, ku ai po del për të shkuar tek makina dhe aty enkas ka sendet me vete që po i përcjell. Në atë moment vjen një makinë e zezë, nga atomakina të rëndomta që ti i sheh në qarkullim edhe në mes të Tiranës, që të bën sy për nga errësira e xhamave,nga fakti që është një makinë e lluksit dhe dikush e thërret.

I thonë se janë të BKH-së dhe se duhej të vinte me to. Që këtu është një sinjal alarmi, për këdo në aspektin e qytetarëve të lirë, sepse nëse i besojmë autoriteteve pse duhet ti bëjmë bisht kur ne na thërrasin autoritetet.

Historia vijon duke qenë ky bashkëpunues, duke ndjekur kërkesat e tyre dhe ky duke kërkuar një mandat se pse po shoqërohet. Nga kjo eskalon gjëja duke u bërë më të dhunshëm, duke i vënë një thes në kokë, duke devijuar nga rruga e unazës së madhe drejt Elbasanit. Janë të paktën 3 persona që i kërkojnë hapur të tërhiqet nga 19 tendera", u shpreh Vukaj.