VIDEO/ Shqipëria nën armë, mbërrin dora e parë e “Javelin”, Vengu publikon pamjet e sistemit të ri raketor


Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, nëpërmjet një postimi ka njoftuar ardhjen e sistemeve "Javelin" në Shqipëri, duke e cilësuar këtë zhvillim si një hap të rëndësishëm për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit.

Vengu ka nënvizuar se këto sisteme vijnë falë bashkëpunimit me aleatin strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas ministrit, pajisja e Forcave të Armatosura me sisteme moderne rrit ndjeshëm aftësitë parandaluese, ndërveprueshmërinë me NATO-n dhe sigurinë kombëtare.

“Ardhja e sistemeve Javelin, falë bashkëpunimit me aleatin tonë strategjik SHBA, forcon aftësitë mbrojtëse të Forcave të Armatosura Shqiptare, rrit parandalimin, ndërveprueshmërinë me NATO-n dhe sigurinë kombëtare.”- ka thënë ai në postim.