Pazaret e AKSH-it/ Soko: Krimi i organizuar nuk synonte paratë, por të dhënat
Në një intervistë në “Ora e Betit” në Ora News, eksperti i ekonomisë Pano Soko deklaroi se në aferën e AKSH-it, krimi nuk ishte i motivuar nga fitimi financiar, por nga kontrolli mbi të dhënat e institucioneve shtetërore ku AKSH-i kishte akses.
"Kjo afera e AKSH-it është multifunksionale, ndryshe nga çdo aferë tjetër e cila është bërë thelbësisht dhe direkt në mënyrë vektoriale për paratë, kjo ka një gjë tjetër më të rëndësishme se paratë.
Nëse ne shkojmë me redimentin e abuzimit që kemi parë këtu, që unë besoj se është dhe më i lartë.
Nga informacionet di që shumë tendera janë paguar paratë dhenuk është bërë asgjë.
Pavarësisht se paratë janë të mëdhaja ka një specifik. Krimi i organizuar nuk u interesua as për inceneratorin, as për 5D, as për sterilizimin. Ato u kryen nga njerëz me kollare.
Këtu interesohet krimi. Sepse më tepër se paratë këtu vlenin të dhënat. AKSH-i kishte akses në të gjitha të dhënat sepse është shoqëria digitale që nisi në 2016 dhe po progresonte.
AKSH-i ishte futur kudo, tek policia, tek hipoteka, te dogana, burgjet, tatimet, te të gjitha. Krimi në fakt ishte i interesuar vetëm te AKSH-i", u shpreh Soko.
