Emigrimi i të rinjve nga Kosova dhe pasojat në shëndetin mendor/ Psikologia: Faktor është dhe papunësia, krijon pasiguri

Në një lidhje direkte për OraNews, ka folur për emigrimin e e të rinjve nga Kosova psikologia Antigona Qenaj, duke shtruar efektet në shëndetin mendor që sipas psikologes vijnë si pasojë e papunësisë.

“Papunësia nuk është vetëm një vështirësi ekonomike por kjo ndikon drejtpërdrejt në shëndetin mendor duke bërë që një individ, të përjetojë pasoja psikologjike.

E bën të ndihet i pasigurtë në vetvete, të ketë rënie të vetëbesimit. Krijon pasiguri për të ardhmen.

Ankthi lidhet shumë me ndjenjën e sigurisë.”- tha ajo.