Lika: Valë e tretë emigracioni masiv, mbi 1 milion shqiptarë larg Shqipërisë në 10 vitet e fundit

Në një intervistë në emisionin "Epiqendër" në Ora News, aktivisti Edison Lika komentoi situatën e emigracionit në Shqipëri, duke e cilësuar atë si një valë të tretë të largimit masiv të qytetarëve.

" Për mua emigracioni ka pasur valë të ndryshme. Kjo mund të jetë vala e tretë e emigracionit masiv. Mund të flasim për 10 vitet e fundit ku më shumë se 1 milion shqiptarë janë larguar dhe për mua kjo është një epitomë e pamundësisë për të për të ndërtuar një Shqipëri normale.

Ne nuk e ndërtuam kurrë atë që imagjinuam gjatë viteve 90', një Shqipëri ku thjesht gjërat të ishin normale", u shpreh Lika.