"Emigracioni në Shqipëri nuk ka mbaruar asnjëherë"/ Hallulli: Rinia "lufton" të largohet nga vendi si në vitet 90-91

Në një lidhje direkte për emisionin “Epiqendër” ka folur Kreu i shoqatës Italo-shqiptare, Luan Hallulli i cili ka folur për emigracionin dhe për ndryshimet që ka pësuar ky fenomen në krahasim me vite më parë.

Hallulli ka shprehur pakënaqësi të theksuar për politikën shqiptare, e cila sipas tij ka detyruar rininë të largohet nga vendi dhe ai vetë shprehet se emigrimi i tyre është lehtësisht i konstatueshëm.

“Për mendimin tim, emigracioni në Shqipëri nuk ka mbaruar asnjëherë sepse në pas 30 vitesh, duhet të mendonim për tu kthyer në vendin tonë.

Kurse te ne rinia ende “lufton” të iki tamam si në 90’ dhe 91’. Nuk kemi një politikë mirëbërëse për të rinjtë.

Të rinjtë janë të gjithë në Gjermani, Itali, Greqi. Çdo ditë që ne flasim dhe po shohim nga e keqja e politikës së keqe që kemi “mbjellur”, nuk kemi favorizim për të ardhur, për t’u kthyer në Shqipëri.

Si në gjithë shtetet e Europës, pas 30 vitesh kthehen në shtëpinë e tyre.

Por duke parë që në vendin tonë jemi shumë prapa.

Nuk “mbjellin” asgjë për rininë.”- tha ai.