Maliq/ U përplas nga një automjet teksa po lëvizte me biçikletë, 65-vjeçari në gjendje të RËNDË
Një aksident është regjistruar në aksin rrugor "Korçë-Pogradec", pranë fshatit Sovjan të Maliqit, ku një automjet ka përplasur shtetasin e identifikuar me inicialet I.S., 65 vjeç.
65-vjeçari ka qenë duke lëvizte me biçikletë kur drejtuesi i mjetit B.M., e ka përplasur.
Ndërkaq, i dëmtuari është transportuar në spitalin e Korçës, ku ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Njoftimi i policisë:
Maliq/Informacion paraprak
Më datë 23.12.2025, rreth orës 17:20, në aksin rrugor "Korçë-Pogradec", në fshatin Sovjan, Maliq, automjeti tip "Volkswagen" me drejtues shtetasin B. M., ka përplasur shtetasin I. S., rreth 65 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë në rrugë. 65-vjeçari u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
