VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër (22 dhjetor 2025)

Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin europian.

Moti i paqëndrueshëm dominon në Gadishullin Iberik, Europën Qendrore dhe Ballkan, me reshje shiu e dëbore dhe stuhi të forta ere. Skandinavia dhe Ballkani jugor kanë intervale kthjellimesh.

Njihemi tani me kushtet e motit per sa I perket  vendin tonë. Sipas MeteoAlb ,Paraditja pritet me kthjellime, kryesisht në zonat bregdetare. Pasmesdite pritet shtim vranësirash, më të theksuara në Jug e Juglindje, me reshje të pakta shiu e dëbore. Temperaturat luhaten nga -2°C deri në 18°C. Era fryn  juglindore, deri 35 km/h, me dallgezim  mbi 2 ballë.

Do të njihemi tani me kushtet e motit në rajon dhe Europë për ditën e nesërme, Ballkani dhe Europa Lindore përfshihen nga reshje të dendura shiu e dëbore. Përmirësim te kushteve te motit priten  në Britani dhe Gadishullin Iberik.

Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, Vranësira dhe reshje shiu e dëbore priten fillimisht në Jug, më pas në të gjithë territorin. Reshjet më intensive paraqiten në Jug e Juglindje.

Temperaturat luhaten nga -1°C deri në 16°C. Era fryn jugore  fortë, mbi 65 km/h, me dallgezim  4 ballë.

Shohim tani temperaturat minimale dhe maksimale sipas MeteoAlb për vendin dhe rajonin.