PAMJE+EMRI/ Zjarr gjatë natës, shkrumbohet banesa në fshatin Lishan në Dibër
Digjet një banesë gjatë natës në fshatin Lishan, njësia Luzni – Bashkia Dibër.
Gjatë orëve të natës, një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Lishan, njësia administrative Luzni, Bashkia Dibër.
Banesa ishte në pronësi të shtetasit Fadil Demiri.
Fatmirësisht, nga zjarri nuk ka persona të lënduar. Menjëherë pas njoftimit, forcat e zjarrfikëses kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Megjithatë, banesa është shkrumbuar plotësisht.
Në vendngjarje ka shkuar edhe kryetari i Bashkisë Dibër, Rrahim Spahiu, së bashku me stafin e tij, të cilët kanë marrë përsipër rindërtimin e banesës së dëmtuar. Ndërkohë, 5 anëtarët e familjes Demiri do të strehohen nga Bashkia e Dibrës deri në përfundimin e rregullimit të banesës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të zjarrit. Sipas dyshimeve paraprake, zjarri mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.
