Do u hiqej tenda në biznese/ 4 persona dh*nojnë drejtorin e IMT dhe inspektorin, qëllohet me a*më (FOTO)

Një operacion i zhvilluar sot në Vlorë nga Policia Bashkiake në bashkëpunim me Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit, i cili kishte si qëllim çlirimin e hapësirave publike të zëna nga biznese private, është shoqëruar me tensione dhe dhunë.

Gjatë ndërhyrjes së autoriteteve, katër qytetarë kanë kundërshtuar aksionin, duke kaluar në konflikt fizik me drejtorin e IMT-së dhe një inspektor përgjegjës. Ngjarja është regjistruar në zonën e hyrjes së qytetit të Vlorës.

Situata ka agravuar deri në atë pikë sa është dashur ndërhyrja e Policisë Rrugore për të rivendosur rendin. Gjatë përpjekjeve për të qetësuar konfliktin, një punonjës policie është goditur, çka e ka detyruar atë të përdorë armën e shërbimit duke qëlluar paralajmërues në ajër.

Pas incidentit, në vendngjarje janë thirrur forcat speciale “Shqiponja”, të cilat kanë shoqëruar në ambientet e komisariatit personat e përfshirë, për procedurat e mëtejshme ligjore.

Do u hiqej tenda në biznese/ 4 persona dh*nojnë drejtorin e IMT dhe