Spiropali në Shkup: Bashkëpunim i fortë për Korridorin VIII dhe Integrimin Europian
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Dhjetor 2025, 11:43
Spiropali konkretizon bashkëpunimin për Korridorin VIII në Shkup
Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, zhvillon vizitë zyrtare në Shkup ku u prit nga Ministri i Jashtëm, Timço Mucunski.
Tema kryesore e takimit ishte avancimi i Korridorit VIII, një projekt strategjik rajonal që lidh Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Italinë, Bullgarinë dhe Rumaninë, duke shërbyer për sigurinë Euro-Atlantike, zhvillimin ekonomik dhe integrimin në BE.
Forumi i parë pesëpalësh për këtë projekt do të mbahet në Tiranë, shkurt 2026. Gjatë vizitës, Spiropali do të takohet edhe me Presidenten, Kryeministrin dhe Kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe dhe rajonale.
