Protesta e 22 dhjetorit / Bici: Lëvizja e opozitës erdhi pas analizës së brendshme dhe përplasjeve të vazhdueshme me mazhorancën

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Ora News”, gazetari Bekim Bici shpjegoi se protestat e thirrura nga opozita janë paraprirë nga një proces i gjerë konsultimesh brenda Partisë Demokratike, me qëllim njohjen e problematikave, kritikave dhe klimës reale mes demokratëve dhe qytetarëve.

"Në fakt që me mbledhjen e grupit parlamentar, më pas të konferencës së kryetarë, të këshillit kombëtar, zoti Berisha kishte ngritur paraprakisht një grup pune në çdo degë të PD-së, të drejtuar kryesisht nga deputetë, por edhe nga anëtarë të kryesisë apo këshillit kombëtar që njihen ndryshe si të deleguar të selisë qëndrore nëpër degët e PD-së.

Nëpërmjetkëtyre të dërguarve,zoti Berisha kërkonte nga demokratët,së pari që të njiheshin me problematikat që ndodhet opozita, së dyti të njihej vetë Berisha me ato kritikat që demokratët apo anëtarësia kishte ndaj tij, ndaj deputetëve apo dhe ndaj kuptolës drejtuese në tërësi të PD-së. Thënë ndryshe një analizë për të matur pulsin e demokratëve, të qytetarëve.

Më pas ndodhi caktimi i datës 22 dhjetor për protestënb kombëtare që duket si një protestë e nxitur nga votimi i Avokatit të Popullit, Endri Shabani, por në fakt është një protestë që vjen pas shumë përplasjesh që opozita ka pasur me mazhorancën", u shpreh Bici.