Protesta e opozitës më 22 dhjetor/ Xhixho: Korrupsioni nuk është keqqeverisje, por krim ndaj qytetarëve, të gjithë nesër para kryeministrisë

Deputetja Erisa Xhixho ka reaguar me tone të forta ndaj asaj që e cilëson si korrupsion kriminal dhe pabarazi të thellë sociale, duke bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën kombëtare që do të mbahet nesër, në orën 18:00, para Kryeministrisë.

Postimi:

Korrupsioni që po vjedh paratë e vendit më të varfër në Europë nuk është keqqeverisje — është krim.

* Tuneli i Llogarasë thith 75 milionë euro, ndërsa pensionistëve u jepet vetëm një panine.
* Rrugët “e florinjta” shemben nga korrupsioni, pa asnjë përgjegjësi.
* 50% e qytetarëve mezi mbyllin muajin, ndërsa Kryeministri pi verë 33 mijë euro.
* TVSH është 20% për bukën, vajin, vezët e qumështin; 0% për oligarkët.
* Në Onkologjik mungojnë ilaçet, por qeveria ka 4.2 milionë euro për “Kopshtin Eden” te Kryeministria.
* Fëmijët shkojnë në shkollë me thika në vend të librave, sepse shteti ka dështuar.

Ndaj nesër protestojmë për veten tonë, për dinjitetin dhe për të ardhmen.

TË GJITHË BASHKË, NESËR, ORA 18:00
NË PROTESTËN KOMBËTARE PARA KRYEMINISTRISË!