Mjegulla 'pushton' Rrugën e Kombit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve

Drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë në Rrugën e Kombit përballen me vështirësi pasi kalimit të tunelit, për shkak të mjegullës së dendur që ka mbuluar zonën.

Pamja e kufizuar ka reduktuar ndjeshëm fushëpamjen, duke e bërë lëvizjen më të rrezikshme.

Deri në këto momente nuk raportohen bllokime apo incidente serioze, por situata mbetet problematike për shkak të kushteve atmosferike.