Plagosje me th*kë në Durrës, 45-vjeçari në gjendje kritike për jetën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Dhjetor 2025, 18:38
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Durrës.
Një 45-vjeçar është gjetur i plagosur me thikë, në sektorin Hekurudha, të lagjes 13 në zonën e Plazhit.
I plagosuri ndodhet në spitalin e Durrësit,në gjendje të rëndë, ku edhe po merr ndihmën mjekësore.
Ende nuk dihet motivi dhe rrethanat e ngjarjes.
