Gazetarja e OraNews, Ajeda Durishti në podcastin "Flasim": Sportin e kam parë gjithmonë, kam promovuar dhe shumë të rinj në boks

Në Podcastin e Kryeministrit Edi Rama "FLASIM", ka qenë pjesë në këtë puntatë të 11-të, gazetarja e sportit e OraNews, Aejda Durishti. 

Teksa Aejda ka treguar një sfond për veten e saj lidhur me artin dhe me kultivimin e pasion të saj për pikturën, Rama ka pyetur gazetaren e OraNews se ku punon si moderatore. 

Ajo ka treguar në këtë podcast se moderon emisionin e përjavshëm të sportit "Ora Sport" çdo të diel. 

Më tej Aejda Durishti ka përmendur se ky interes për sportin ka ardhur si rrjedhojë e tifozerisë së "trashëguar" nga babai i saj, duke përmendur se të dy janë ndjekës të sportit dhe ajo vet e konsideron veten si njohëse të mirë të sportit jo vetëm futbollit por edhe boksit. 

Biseda e plotë:

Kryeministri Edi Rama: Moderatore sporti ku je?

Aejda: Unë jam te televizioni OraNews.

Kryeministri: Ke një emision të përjavshëm aty?

Aejda: Po çdo ditë të diele.

Kryeministri: Çne me sportin?

Gazetarja: Ndodhi rastësisht në fakt. Sportin e kam parë gjithmonë, jam një tifozë e sportit me tim atë që e shikojmë gjithmonë. Kisha gjithmonë interesin, ndiqja. Normalisht nuk mund të them që jam profesioniste. Mund të bëjë një analizë shumë të mirë por si femër mund të them që kam informacione goxha të mira për sportin dhe më pëlqen shumë.

Rama: Me futbollin apo dhe me sporte të tjera?

Aejda: Me futbollin por në emision unë i kam të angazhuara edhe boksin. Unë e kam promovuar shumë të rinj. Qoftë me boxing dhe kick-box. Ka goxha talente në fakt.

Është interesante, sporti më pëlqen është atraktiv. Ka atë zemrën në fushë...