Shqipëria "epiqendër" turistike/ Tirana, ndalesa e preferuar e turistëve të huaj, vizitorët: Do rikthehemi sërish!
Shqipëria po konfirmohet gjithnjë e më shumë si një destinacion pushimesh edhe gjatë dimrit.
Kryeqyteti vijon të mbetet një nga ndalesat e preferuara, ku turistët janë të përqendruar kryesisht te përvoja kulturore, muzetë, monumentet historike dhe galeritë e artit.
Kjo turiste e ardhur nga Brazili i largët vlerëson mikpritjen, ushqimi dhe klimën që ka gjetur në Shqipëri këtë fillim dimri.
“Ne vijmë nga Brazili, është hera jonë e parë në Shqipëri dhe na pëlqen shumë këtu. Jemi të habitur nga mikpritja, kemi vizituar shumë vende dhe jemi shumë të kënaqur.”-thanë ata.
Ndërkohë, një çift nga Hong Kongu, që viziton për herë të parë Shqipërinë, premton se do të rikthehet sërish, pasi dëshiron të zbulojë edhe qytete të tjera të vendit.
“Na pëlqen shumë këtu, vijmë nga Hong Kongu dhe dëshirojmë të kthehemi përsëri për të vizituar edhe vende të tjera. Ushqimi tradicional është shumë i mirë.”- u shprehën turistët.
Mediat ndërkombëtare po e rekomandojnë Shqipëria si një nga destinacionet më tërheqëse për udhëtime në vitin 2026, me interes në rritje edhe për turizëm dimëror në fshatrat alpine.
