U sëmur në det gjatë udhëtimit nga Korfuzi për në Sarandë, 67-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Tiranës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Dhjetor 2025, 16:15
Një person është transportuar me urgjencë drejt Tiranës, pasi u sëmur gjatë udhëtimit me traget . 67-vjeçari, Ndue Gjoka, po kthehej për të festuar festat e fundvitit me familjen e tij dhe po udhëtonte drejt linjës Korfuz–Sarandë.
Sipas uniformave të bardha, 67-vjeçari nga Shkodra, prej vitesh emigrant në Greqi, ka shfaqur probleme shëndetësore gjatë udhëtimit. Ai vuante nga një problem kardiovaskular, konkretisht disekacion i aortës, një gjendje e rëndë që sipas tyre, kërkon ndërhyrje të specializuar.
Sapo ka mbërritur në portin e Sarandës, ai është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Sarandës, ku pasi gjendja e tij është stabilizuar, Gjoka, është transportuar me helikopter drejt një spitali më të specializuar në Tiranë.
