4 MIJË DHURATA PËR FUNDVIT/ Fëmijët e dhjetëra fshatrave në Juglindje suprizohen nga ndihmat vullnetare

Rreth 4 mijë dhurata janë shpërndarë për fëmijët e dhjetëra fshatrave të bashkive Maliq dhe Korçë, duke sjellë atmosferën e festave të fundvitit në zona të thella rurale dhe komunitete në nevojë.

Nisma është organizuar nga besimtarët ungjillorë të juglindjes, në bashkëpunim me vullnetarë nga Irlanda, aty ku janë përgatitur edhe paketat me dhurata.

Aksioni humanitar ka përfshirë fshatra si Gora, Lozhan, Pirg, Orman, Drithas, Rrëmbec, si dhe qendra sociale për fëmijët me aftësi ndryshe.

Ky është viti i disatë që organizata Team Hope, BUSH dhe “Duart që Sigurojnë” ndërmarrin këtë nismë, duke e kthyer solidaritetin dhe kujdesin për fëmijët në një traditë të bukur festash, veçanërisht për zonat më të largëta malore.