U mbyll në makinë për të fshirë kontaktet në telefon/ Shqiptarit në itali pjesë e një rrjeti dr*ge/ Policia: Një përpjekje për të penguar hetimet

Një shqiptar 36-vjeçar, banor i qytetit të Salarios, është arrestuar nga policia italiane nën akuzën për drogë. 36-vjeçari, po drejtonte makinën e tij përgjatë qytetit, kur u ndalua për kontroll nga një patrullë.

Pasi u ndal në një pikë kontrolli, i riu u mbyll brenda makinës

Analiza paraprake zbuloi se pajisja ishte fshirë nga kontaktet e telefonit dhe regjistri i thirrjeve, me sa duket në një përpjekje për të penguar hetuesit të gjurmonin rrjetin e tij.

Mediat italiane shkruajnë se, pas disa minutash, oficerët arritën të hapnin derën, duke e detyruar shoferin të dilte dhe duke vazhduar kontrollin e tij dhe të automjetit.

Nga kontrolli u gjetën 50 gramë kokainë të fshehur brenda kapuçit të një xhakete. Policia italiane vijoj më tepër hetimin në apartamentin e shqiptarit por nuk u gjetën narkotikë. Bëhet me dije se, 36-vjeçari u u arrestua dhe droga dhe materiale të tjera, përfshirë telefonin, u sekuestruan.