Ukraina/ Takim tripalësh Uashington-Moskë-Kiev nuk është në axhendë për Moskën
I dërguari i Moskës në bisedimet e Miamit për Ukrainën, Kirill Dmitriev, i quajti bisedimet me të dërguarin presidencial të SHBA-së, Steve Witkoff, dhe Jared Kushner, "konstruktive".
Ndërsa sipas këshilltarit presidencial rus, Yuri Ushakov, ideja e mbajtjes së një takimi trepalësh midis përfaqësuesve të Moskës, Uashingtonit dhe Kievit "nuk është diskutuar seriozisht deri më tani dhe nuk po shqyrtohet aktualisht".
Volodymyr Zelensky nga ana tjetër tha se Uashingtoni ka propozuar një takim midis Shteteve të Bashkuara, Ukrainës dhe Rusisë në Miami.
"Siç e kuptoj unë, ata propozuan këtë format: Ukraina, Amerika, Rusia", u shpreh presidenti ukrainas, duke shtuar se evropianët mund të jenë të pranishëm dhe se do të ishte "logjike të mbahej një takim i përbashkët”.
Moska e sheh me qortim përfshirjen e europianëve.
Sipas këshilltarit presidencial rus Yuri Ushakov, ndryshimet që Evropa dhe Kievi po përpiqen të përfshijnë në planin e paqes për Ukrainën nuk janë të favorshme për arritjen e paqes së qëndrueshme.
"Jam më shumë se i sigurt se dispozitat që evropianët, së bashku me ukrainasit, kanë futur dhe po përpiqen të përfshijnë në document, e shkelin qartësisht atë dhe rrezikojnë mundësinë e arritjes së paqes afatgjatë."
Ndërkohë, Kirill Budanov, kreu i Shërbimit të Inteligjencës Ushtarake Ukrainase (GUR), i cituar nga mediat e Kievit, deklaroi se Rusia është gati të sulmojë vendet baltike në vitin 2027 dhe t'i "pushtojë" ato.
