Australia nderon viktimat e sulmit në Bondi, rriten masat e sigurisë në mbarë vendin

Australia të dielën do të nderojë viktimat e një sulmi me armë zjarri të ndodhur një javë më parë gjatë një feste bregdetare të Hanukkah-ut, ndërsa kryeministri njoftoi nisjen e një rishikimi e sigurisë së vendit.

Australia po shënon një ditë reflektimi për të nderuar 15 personat e vrarë dhe dhjetëra të tjerë të plagosur në sulmin e kryer nga dy persona të armatosur në plazhin e Bondi të Sidneit.

Me masa të rrepta sigurie dhe flamujt në gjysmë shtize në ndërtesat qeveritare, një minutë heshtjeje është planifikuar të mbahej në orën 18:47 sips orës lokale, momenti kur nisi sulmi.

Autoritetet u bënë thirrje australianëve të ndezin një qiri të dielën në mbrëmje, në fillim të ditës së tetë dhe të fundit të festës hebraike të dritave, “si një akt përkujtimi me familjen, miqtë ose të dashurit”, në nderim të viktimave të sulmit, i cili dyshohet se u krye nga një baba dhe djali i tij.

Një aktivitet përkujtimor në mbrëmje në plazhin Bondi do të zhvillohet nën masa të rrepta sigurie policore, përfshirë oficerë të armatosur, njoftoi policia në një deklaratë.