Dili: Të lumtur për njohjen e Bahamasit, SHBA-ja dëshmoi dhe një herë fokusin e saj ndaj Kosovës

Analisti politik, Visar Dili, në një lidhje të drejtpërdrejtë në "Ora News", vlerësoi njohjen e Kosovës nga Bahamas si një arritje të rëndësishme diplomatike dhe theksoi rolin mbrojtës të SHBA-së për shtetin kosovar.

"Përgjithsisht duket se ne shqiptarëve na ecën mbarë kur brenda për brenda i kemi punët keq.

Erdhi dhe një njohje, pra kemi dy ose tre njohje këtë vit të cilat kanë ndodhur në Kosovë.

Gjatë viteve të fundit kishim shumë pak njohje të cilat erdhën, mirëpo kjo e Bahamasit erdhi në momentin më të mirë, sepse është fundi i vitit dhe ta mbyllim vitin me një njohje shtesë e cila është njohja e 121 për Kosovën.

Sa i përket lajmit i cili erdhi nga SHBA-ja jemi shumë të lumtur dhe është shumë mirë që përveç shumë analistëve, njerëzit dashakeq që nuk ia duan të mirën vendit të republikës së Kosovës, por edhe disa politikanëve në Kosovës, Amerika edhe një herë dëshmoi që është vendi i cili jo vetëm që na dha lirinë dhe shtetformimin por do të na mbroj edhe për aq sa ekziston njerëzimi", u shpreh Dili.