Rama takoi Hashim Thaçin në Hagë, djali i ish-presidentit: Dëshmoni se bashkë jemi më mirë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Dhjetor 2025, 22:24
Kryeministri Edi Rama udhëtoi drejt Hagës për të takuar ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçin që ndodhet në paraburgim prej 5 vitesh.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Endrit Thaçi ka shprehur falënderimin dhe mirënjohjen e tij dhe të nënës ndaj Ramës, duke vlerësuar jo vetëm fjalët, por edhe veprimet e tij.
Endrit Thaçi i ka quajtur ato shembull të atdhedashurisë dhe përparimit.
“Faleminderit shumë Kryeministër Rama nga nana dhe unë. Fjalët por edhe veprat e juaja janë shndërruar në shembull të atdhedashurisë dhe përparimit. Ju na dëshmoni se bashkë jemi ma mirë”, shkruan ai.
