LDK ndez motorët e fushatës, Sadiku: Hera e parë që forcë politike është qartazi e orientuar tek rinia
Kandidati për deputet i LDK-së Ermal Sadiku i ftuar në hapësirën “Për Shqiptarët” në “Ora News” foli mbi fushatën zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që pritet të mbahen më 28 dhjetor.
Sadiku e vlerësoi si madhështoren pritjen që i është bërë emrit të tij në zonën zgjedhore ku ai kandidon për deputet.
“Ishte një pritje madhështore prej vendit ku kandidoj dhe që m’i kanë dhënë këto edhe me mesazhe.
Është hera e parë që një forcë politike i jep vizion pak më të qartë vizionit të industrisë tonë, Teknologjisë së Informacionit, digjitalizimit dhe inovacionit dhe kjo besoj se ka pasur atë jehonën e duhur tek shtresa e rinisë dhe atyre që e shikojnë këtë për të mirë kahjen e Kosovës.
LDK-ja mbështetet në 3 shtylla kryesore të programit të saj në këtë fushatë zgjedhore, edhe pse është një periudhë e shpejtë.
E para është stabiliteti politik dhe social, pasi Kosova prej 1 viti është pa qeveri dhe shumica e institucioneve të Kosovës janë pa një krye-shef dhe kjo është për ne gjëja themelore mbi të cilëm do të ndërtojmë Kosovën për vitet e ardhshme.
Shtylla e dytë është bashkëpunimi me aleatët historikë që kemi pasur dhe rikthimi i këtij bashkëpunimi, që është dëmtuar gjatë kësaj periudhe me aleatët ndërkombëtarë.
Po ashtu, shtylla e tretë është zhvillimi ekonomik i vendit”, u shpreh ndër të tjera kandidati për deputet i LDK-së Ermal Sadiku.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME KANDIDATIN PËR DEPUTET I LDK-SË ERMAL SADIKU

