Zgjedhjet në Kosovë, LVV e nis nga Mitrovica fushatën. Thaçi: Optimist për 28 dhjetorin, do të dalim mjaft mirë

Skënder Thaci, kandidat për deputet i partisë Alternativa Koalicioni LVV ishte i ftuar pasditen e kësaj të mërkure në hapësirën “Për Shqiptarët” në “Ora News”, ku foli mbi eksperiencën e tij nga biznesi në politikë.

Në një lidhje me direkte nga Mitrovica aty ku LVV çeli dhe fushatën elektorale, Thaçi u shpreh mjaft optimist për garën parlamentare, me sloganin: “SIGURI BEGATI DHE MOS LESHO PE”, ai beson se forca që ai përfaqëson do ia dalë me sukses në këtë garë.

“Unë nuk vij nga politika, jam me drejtim kah biznesit, por ftesa më erdhi nga Mimoza Picari për të qenë bashkudhëtar në këtë rrugëtim, në të cilin besoj se do të dalim mjaft mirë”, u shpreh ndër të tjera Skënder Thaçi.

PËR MË SHUMË NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME SKËNDER THAÇIN

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË