HISTORIKE/ “Air Transat’ mundëson për herë të parë fluturimin direkt Shqipëri-Kanada nga TIA

Fluturimi i parë Shqipëri-Kanada do realizohet më 19 qershor 2026! Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet transoqeanike

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës dhe kompania ajrore Air Transat kanë zyrtarizuar hapjen e linjës së parë direkte pa ndalesë Tiranë–Toronto, një zhvillim historik për aviacionin shqiptar.

Bëhet fjalë për fluturimin e parë transoqeanik nga Rinasi dhe lidhjen e parë ajrore direkte mes Shqipërisë dhe Amerikës së Veriut.

Fluturimi inaugurues nga Tirana do të realizohet më 19 qershor 2026, në orën 15:00, ndërsa fluturimi i parë nga Toronto drejt Tiranës është parashikuar një ditë më herët, më 18 qershor, në orën 22:00.

Fluturimet do të operohen me Airbus A330-200, me kapacitet rreth 350 pasagjerë, dhe do të vijojnë gjatë sezonit veror deri më 9 tetor 2026, me frekuencë javore.

HISTORIKE/ “Air Transat’ mundëson për herë të

Drejtori i Operacioneve i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, z. Piervittorio Farabbi, e cilësoi këtë zhvillim si një arritje madhore për TIA-n dhe për vetë Shqipërinë.

PIERVITTORIO FARABBI: “Hapja e linjës Tiranë–Toronto me Air Transat është një arritje madhore për TIA-n dhe për Shqipërinë. Ky është shërbimi ynë i parë transoqeanik dhe lidhja jonë e parë direkte me Atlantikun e Veriut.”

HISTORIKE/ “Air Transat’ mundëson për herë të

Linja Tiranë–Toronto është rezultat i bashkëpunimit mes Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës dhe Air Transat, si dhe i investimeve të vazhdueshme të Grupit Kastrati, të cilat kanë siguruar kapacitetet infrastrukturore dhe operacionale të nevojshme për këtë destinacion ndërkontinental.

PIERVITTORIO FARABBI: “Ne përgëzojmë Air Transat për besimin dhe falënderojmë të gjitha ekipet dhe palët e përfshira për bashkëpunimin e shkëlqyer. Së bashku, po hapim horizonte të reja për pasagjerët, turizmin dhe lidhjet ekonomike ndërmjet Shqipërisë, rajonit dhe Kanadasë.”

HISTORIKE/ “Air Transat’ mundëson për herë të

Në Kanada jeton një komunitet i gjerë i diasporës shqiptare dhe rajonale, për të cilin kjo linjë e re pritet të lehtësojë ndjeshëm udhëtimin, duke e bërë atë më të shpejtë dhe më praktik.

Sipas vlerësimeve, rreth 60 mijë pasagjerë në vit udhëtojnë në këtë drejtim, kryesisht për turizëm, vizita familjare dhe nevojat e diasporës shqiptare.

Linja Tiranë–Toronto forcon më tej rrjetin në zgjerim të TIA-s dhe nënvizon fokusin strategjik të aeroportit në rritjen afatgjatë, përmirësimin e lidhshmërisë dhe zhvillimin e Tiranës si një nyje kyçe e aviacionit për rajonin.