VIDEO/ Dhjetori i festave, atmosferë elektrizuese në Fier

Atmosfera e festave të fundvitit ka mbërritur edhe në qytetin e Fierit, ku janë ndezur dritat festive që do të shoqërojnë gjithë muajin dhjetor.

Kryeministri Edi Rama publikoi në rrjetet sociale videon e momentit të ndezjes së dritave, në një atmosferë elektrizuese e me muzikë, ku morën pjesë fëmijë dhe të rritur.

Në qendër të festimeve ishin fëmijët, të cilët përmes buzëqeshjeve dhe entuziazmit të tyre i dhanë qytetit një atmosferë magjike.

Dritat shumëngjyrëshe të pemës së Krishtlindjeve u ndezën nën një numërim të përbashkët, moment që shënoi fillimin zyrtar të festimeve në Fier. Aktivitetet e dhjetorit pritet të kulmojnë në natën e ndërrimit të viteve, më 31 dhjetor.