Lara Colturi skualifikohet që në lëshimin e parë në pistën e Courchevel

Një pakujdesi i kushtoi shtrenjtë skiatores italo-shqiptare në zbritjen e parë në sllallom gjatë etapës së Courchevelit.

Lara Colturi nuk arriti të përfundojë garën dhe u skualifikua, duke e mbyllur para kohe pjesëmarrjen në këtë ndalesë të Kupës së Botës në Ski Alpine.

Si pasojë, Colturi nuk u kualifikua për zbritjen e dytë në Courchevel, që përbën etapën e 11-të të sezonit.

Megjithatë, performancat e mëparshme mbeten inkurajuese. Këtë sezon ajo ka regjistruar tre podiume, përfshirë dy medalje argjendi dhe një të bronztë.

Skiatorja shqiptare pritet të synojë rikthimin te rezultatet pozitive në garat e ardhshme të Kupës së Botës për Ski, teksa me 302 pikë në total mban vendin e tretë në renditjen e përgjithshme.