Ish-luftëtari i MMA-së rrëmbehet nga rrymat e lumit Negro, ndërron jetë në moshën 45-vjeçare

Ish-luftëtari brazilian i artit marcial miks, Geronimo Dos Santos, i njohur me nofkën “Mongdragon”, ka ndërruar jetë në moshën 45-vjeçare pas një aksidenti tragjik në Amazonë.

Sipas mediave braziliane, Dos Santos humbi jetën të shtunën gjatë një udhëtimi me partneren e tij, kur u fut në lumin Negro për t’u larë dhe u rrëmbye nga rrymat e forta.

Pas disa orësh kërkimesh, trupi i tij u gjet i bllokuar nën shkëmbinj dhe u nxor nga uji të hënën. Autoritetet konfirmuan vdekjen dhe shprehën ngushëllimet për familjen dhe miqtë.

Dos Santos kishte një karrierë të shquar në MMA, duke garuar në organizata ndërkombëtare si Mr Cage, RIZIN, ACA, Fight Nights Global dhe BKFC. Ai kishte firmosur me UFC-në në vitin 2012, por nuk debutoi për shkak të tërheqjes nga një përballje e planifikuar me Gabriel Gonzaga.

Karriera e tij përfundoi me një rekord prej 45 fitore, 26 humbje dhe një barazim, ndërsa ndeshja e tij e fundit ishte një nokaut i shpejtë ndaj Aleksei Oleinik në BKFC.

Vdekja e Dos Santos ka tronditur komunitetin e sporteve luftarake, duke lënë një trashëgimi të fuqishme në historinë e MMA-së ndërkombëtare.