“The Best” për futbollin e vajzave nga FIFA: Ja trajnerja dhe yjet e formacionit të vitit

FIFA po organizon edhe këtë vit ceremoninë gala “The Best” në Doha, ku do të shpërndahen çmimet për futbollin e vajzave.

Në fokus janë trajnerja më e mirë, formacioni i vitit dhe yjet që spikaten për performancën e tyre gjatë sezonit. Ceremonia premton të zbulojë emrat e fituesve të çmimeve më prestigjioze në futbollin femëror ndërkombëtar.

Në garën për lojtarin më të mirë të FIFA “The Best” për këtë vit janë nominuar Dembélé, Yamal, Pedri, Raphinha, Hakimi, Kane, Mbappé, Mendes, Palmer, Salah dhe Vitinha, ndërsa favorit kryesor mbetet ylli i PSG-së, Mbappé, fitues i “Topit të Artë”.

Përveç lojtarit më të mirë, gjatë ceremonisë do të shpallen edhe formacioni i vitit dhe trajneri më i mirë. Çmimi i portierit më të mirë tashmë është shpallur dhe fitues është Gianluigi Donnarumma, njoftim ky i bërë publik disa orë më parë nga vetë FIFA.

18:25 – Zbulohet formacioni më i mirë i vitit në futbollin e vajzave.

18:22 – Sarina Wiegman fiton çmimin “Trajnerja e Vitit” në futbollin e vajzave.

18:20 – Santiago Montiel fiton çmimin “Puskas” për golin më të bukur.

18:18 – Lizbeth Ovalle fiton çmimin “Marta” për golin më të bukur në futbollin e vajzave.

18:15 – Fituesi i çmimit “Portieri më i Mirë”, Donnarumma.