Neza: Debati brenda PD-së, raporti i ndërtuar mes qytetarëve dhe pjesës drejtuese
I ftuar në studion e lajmeve në “Ora News”, analisti Sami Neza komentoi zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike, duke theksuar se debati aktual nuk ka të bëjë me Berishën, por me mënyrën se si opozita po rindërton raportin e saj me anëtarët dhe elektoratin.
" Ato që po ndodhin në PD, ose ai debati i brendshëm që po zhvillohet praktikisht, nuk është një debat që orientohet në drejtim të pozicionit të lidershipit apo figurës së Sali Berishës.
Në përgjithësi ai është një debat që ka të bëjë me raportin që ka ndërtuar opozita mes qytetarëve, anëtarëve të vet dhe pjesës drejtuese së kësaj partie.
Për aktivitetet që po kryen Salianji jashtë Tiranës me strukturat e Partisë Demokratike, ose në tentativë të jenë struktura të PD-së. Gjithë këto takime kanë si synim dinamizimin praktikisht të jetës së brendshme të PD-së, shtrirjen e saj përtej kufijve të militantizmit partiak drejt zonës gri, ndërkohë që ka krijuar dhe problematikat e veta brenda partisë.
Partia Demokratike ka nevojë për një debat të brendshëm, ka nevojë të zgjerohet, ka nevojë të rishikojë pozicionin ose raportet që ka ndërtuar me elektoratin, në funksion të ndërtimit të krijimit të besimit të kësaj partie tek qytetarët shqiptarë.
Mënyra sesi kjo duhet kryer është një mënyrë që duhet të kalojë përmes parimeve, statutit të rregullave të organizatës" u shpreh analisti Sami Neza.
Klikoni më poshtë për të ndjekur intervistën e plotë:
