"Topi i Artë 2025” për futbollin shqiptar, i ftuar special Presidenti i Yldon Media Group", z. Ylli Ndroqi me bashkëshorten e tij Mimoza Ndroqi

Këtë të hënë u mbajt mbrëmja Gala “Topi i Artë 2025”, ku u ndanë çmimet për më të mirët e vitit.

I ftuar special në këtë mbrëmje ishte edhe Presidenti i Yldon Media Group, z. Ylli Ndroqi, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Mimoza Ndoqi.

Çmimet “Topi i Artë” dhe “Këpuca e artë” i takuan Bekim Balajt, me sulmuesin e Vllaznisë që mori këto trofe individual pas një viti të suksesshëm.

Ndër të tjera, talenti i vitit u shpall mbrojtësi i Bylisit Fabjan Përndreca. Arbitri më i mirë u  vlerësua Kreshnik Cjapi.

Vëmendja ishte e përqëndruar edhe te trajneri i vitit, me këtë çmim që u mor nga tekniku Edlir Tetova, i cili dërgoi drejt suksesit në dy vite radhazi Egnatian.

Fitues i  çmimit “Zemra Kuqezi” u shpall Mario Mitaj, sakaq “Lojtari i vitit” në kombëtare është Berat Gjimshiti.