Hetime për tenderat/ Agjentët e BKH-së aksion në zonën e Kodrës së Diellit

Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë nisur një aksion në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë.

Bëhet me dije se aksioni ka të bëjë për një hetim që lidhet ndër të tjera edhe me tenderat.

Detajet lidhur me natyrën dhe qëllimin e këtij aksioni janë sekret dhe nuk ka detaje, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë informacione zyrtare.

Pritet që në orët në vijim të ketë më shumë të dhëna mbi operacionin e Byrosë Kombëtare të Hetimit.