"Kujdes të moshuarën, MOS e prekni!" Përplasje mes protestuesve të Lapajt dhe policisë para Kryeministrisë: Turp! Thërrisni ambulancën...(VIDEO)

Protesta e organizuar nga Adriatik Lapaj para Kryeministrisë ka nisur me tensione dhe përplasje. Protestuesit janë përplasur me kordonin e policisë, teksa kanë tentuar të thyejnë gardhin metalik të vendosur nga forcat e rendit.

Mbështetësit e Lapajt kanë kundërshtuar ndërhyrjen e policisë, duke pretenduar se ndodheshin jashtë perimetrit të rrethuar. Përplasjet mes protestuesve dhe policisë kanë vijuar edhe më pas, në zonën përpara Kryeministrisë.

Shkak i tensioneve është bërë vendosja e një gardhi metalik në fillim të trotuarit, me të cilin policia ka larguar Lapajn dhe protestuesit nga zona ku ata qëndrojnë prej disa ditësh. Në pamjet video, Lapaj dëgjohet duke akuzuar policinë për dhunë ndaj një protestuesi, ndërsa është kërkuar edhe ndërhyrja e ambulancës.

Gardhi metalik është vendosur në kuadër të masave të sigurisë, pasi në orën 18:00 pritet të zhvillohet një tjetër protestë, ajo e organizuar nga Partia Demokratike dhe Sali Berisha, në sheshin përpara Kryeministrisë.