FOTO+ EMRI/ Gjendet një person i pa jetë në Lungomare, dyshohet të ...

Një person është gjetur i pajete mëngjesin e sotëm përgjatë Lungomares në qytetin e Vlorës. Siç raportohet personi është parë nga qytetarë të Vlorës teksa ishte futur dhe dyshohet se është mbytur.

Qytetarët pasi e kanë parë të futej në det kanë njoftuar policinë, e cila ka ndërhyrë për të nxjerrë trupin e pajetë në breg të detit.

Ndërkohë, viktima është identifikuar si Shezai Hoxha, rreth 87 vjeç, i cili vuante nga skleroza.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe Policia e Vlorës, e cila në një njoftim zyrtar bën me dije:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 07:00, në zonën e Lungomares, dyshohet se është mbytur në det shtetasi Sh. H., 89 vjeç, banues në fshatin Dushkarak.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.