PAMJE/ Përfshihet nga flakët makina në Llogara, dyshohet për një viktimë

Një automjet është përfshirë nga flakët në Llogara.

Dyshohet se si pasojë e flakëve ka humbur jetën drejtuesi i makinës, i cili nuk ka arritur të dalë dot nga automjeti.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes por zjarrfikësja dhe policia janë në vendngjarje.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:35, pas një njoftimi të marrë në sallën operative të DVP Vlorë, shërbimet e Policisë janë nisur drejt vendit të quajtur “Qafa e Llogarasë”, ku kanë konstatuar një automjet duke u djegur.

Brenda automjetit dyshohet se si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën dhe është djegur një shtetas ende i paidentifikuar, në sediljen e drejtuesit të mjetit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin e viktimës dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.