Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër (15 dhjetor 2025)
Europa Lindore dhe Britania e Madhe vijojnë me mot të paqëndrueshëm, me reshjet e shiut dhe dëborës qe do të jenë prezente gjatë gjithë ditës.
Ndërsa, gadishulli i Ballkanit, Apenin dhe brigjet e Detit të Zi priten me mot te kthjellët dhe temperatura të larta.
Kushtet e motit per sa i perket vendin tonë.
Sipas MeteoAlb, Vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme.
Pasditja do të shoqërohet me kalime të lehta vranësirash, më të dukshme në zonat Verilindore dhe Juglindore.
Temperaturat do të luhaten nga -2°C deri në 21°C, ndërsa era do të fryjë e lehtë deri mesatare, me dallgëzim të ulët.
Kushtet e motit në rajon dhe Europë për ditën e nesërme, Europa Jugperëndimore do të vijojë me vranësira, ndërsa Ishujt Britanikë dhe Europa Lindore do të kenë reshje më të dobëta.
Pjesa tjetër e kontinentit do të pritet me mot të qëndrueshëm dhe temperatura mbi mesataren, veçanërisht në rajonin e Ballkanit.
Kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme, Sipas MeteoAlb, Paraditja do të karakterizohet nga kthjellime të gjata, kryesisht në zonat bregdetare.
Gjatë pasdites pritet shtim gradual i vranësirave, zonat Veriore dhe Lindore, pa reshje.
Temperaturat luhaten nga -2°C deri në 23°C, ndërsa era do të fryjë mesatare nga Veriu, duke krijuar dallgëzimin ne brigjet detare 2 ballë.
